Vendosni fjalën kyçe....

Balla: PS-ja ka bërë hap kolosal në arsim, Shahini punë të shkëlqyer


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka komentuar ndryshimin e fundit në qeveri.

Ai tha se ish-ministrja e Arsimit, Shahini, ka bërë një punë të shkëlqyer pasi e mori drejtimin e institucionit në një çast delikat.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, nuk pranoi të komentonte mbi pyetjen nëse Shahini ishte dorëhequr apo shkarkuar.

“Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në Ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Gjithmonë në çdo qeveri ka ndryshime të drejtuesve të ministrive përkatëse. Unë besoj, e gjej rastin pikë së pari ta falënderoj Besën për një punë të shkëlqyer.

Besa për një vit e gjysmë ishte zv.ministre dhe bashkë me Lindita Nikollën bënë një punë të shkëlqyer. Më pas mori ministrinë në një moment të vështirë, siç ishte ‘Pakti për universitetin’. Ka qenë një moment tejet i rëndësishëm. Në ministrinë e Arsimit, PS-ja ka bërë një hap dhe një hov kolosal. Garancia që ka sot çdo mësues shqiptar për të qëndruar në pozicionin e vet dhe për të ushtruar profesionin më të vlerësuar, lidhet me një reformë. Ndaj them se largimi i Besës vjen në një moment përmbyllje me sukses të zgjedhjeve në Universitet.”­ – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *