Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima dhe 11 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raporton se gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur tre persona, një pacient i moshës 51 vjeçe nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65 vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78 vjeçe

Ndërsa 11 persona janë konstatuar me virus nga 450 teste sa janë bërë, thonë ga kjo ministri. Sa i përket komunave: Shkup-3, Kumanovë-1, Tetovë-1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-1, Berovë-1, Vinicë-1 dhe Dellçevë-1

Por nga Instituti për Shëndet Publik ka dhe lajme të mira, ata kumtojnë se 95 pacientë janë shëruar: Shkup-44, Shtip-16, Prilep-3, Veles-2, Kavadar-4, Gostivar-2, Vinic-3, Sveti Nikollë-11, Kërçovë-1 dhe Negotinë-1.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *