Vendosni fjalën kyçe....

Nëna habitet me kukullën e vajzës, lëshon tinguj seksualë kur e prek mes këmbëve (VIDEO)


Videoja e një nëne në SHBA është bërë virale në mediat sociale, pasi shpjegonte një kukull që vajzës së saj të vogël i kishin bërë për ditëlindje.

Në fillim duket një kukull normale, por pasi nëna e quajtur Jamie Nelson Cornaby, i bën një inspektim nga afër mbetet tepër e shqetësuar e madje e neveritur.

Kukulla e vajzës së saj kishte një buton në pjesën intime, ku pasi e shtypje lëshonte pasthirrma seksuale.

“Unë po ia tregoja burrit tim dhe dëgjova disa tinguj të tjerë që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë dhe nëse shikoni, këtu poshtë është një buton, këtu në pjesën private të saj dhe nëse e shtyp ajo lëshon këto tinguj. Unë e di se disa prej jush mund të mos mendojnë se kjo është një gjë e madhe, por kjo është e gabuar “.

Gruaja e irrituar vazhdon:“Si fillim, nuk thuhet asgjë në lidhje me këtë buton në kutinë e ambalazhit, asgjë, por butoni është aty dhe bën një tingull gazmor kur ju prekni pjesët e saj private dhe për mua është njëlloj si tingujt seksual dhe është aq shqetësuese. Kur e ul, bën edhe tinguj të tjerë qesharakë!”

Pasi videos virale, një nga mikeshat e Cornaby dhe burrit të saj, Xhesika McManis, nisi një peticion ku i kërkoi prodhuesit të ndalonte shitjen e kukullave.

Më shumë se 360,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin, duke thënë se kukulla ishte e papërshtatshme dhe shpifur.

https://www.youtube.com/watch?v=x04VWk2reCU&feature=youtu.be


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *