Vendosni fjalën kyçe....

Lacio nis përgatitjet për sezonin e ardhshëm, zgjedh David Silvën për mesfushën


Lazio po përgatitet për sezonin që vjen dhe një nga emrat që ka piketuar është edhe mesfushori spanjoll, David Silva.

Lojtari që luan me Mançester Sitin në Angli është drejt largimit nga Premierliga dhe ekipi roman kërkon ta bindë që të veshë fanelën e tij.

34-vjeçari është një nga lojtarët e ‘brezit të artë’ në Spanjë e luan për anglezët prej 10 sezonesh. Ai ka luajtur gjithsesj 309 ndeshje zyrtare në Premierligë, ku ka shënuar 60 gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *