Vendosni fjalën kyçe....

Cikloni Isaias vret pesë persona në SHBA, tani ka mbërritur dhe në Kanada


Të paktën pesë njerëz janë vrarë nga stuhia Isaias që përfshiu shtetet e SHBA në Bregdetin e Atlantikut.

Dy persona kanë humbur jetën kur një tornado goditi një park të shtëpive të lëvizshme në Karolinën e Veriut dhe tre të tjerë u vranë në New York, Delaware dhe Maryland.

BBC shkruan se cikloni Isaias pas kësaj është zhvendosur në jug-lindje të Kanadasë dhe është kthyer në një ciklon post-tropikal.

Qendra kanadeze e uraganëve ka paralajmëruar për reshje të mëdha shiu mbi Quebec-in jugor.

Stuhia Isaias goditi Puerto Rikon, Haitin dhe Republikën Dominikane me erëra të forta uragani javën e kaluar duke vrarë dy njerëz. Shkatërroi pemë e shtëpi, shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Banorët e Manhatanit kërkuan strehim nga shiu dhe erërat e mëdha.

Nga Karolina e Veriut deri në New York, Isaias la më shumë se 3.4 milion banorë pa energji elektrike. Shkaktoi tornado, rrënoi pemë, dëmtoi shtëpitë dhe shkaktoi përmbytje dhe zjarre.
Policia në New York tha që një pemë ra dhe vrau një njeri brenda automjetit të tij në Queens. Një shofer në Maryland u vra gjithashtu kur një pemë rrëzoi makinën në stuhi.

Në Delaware, një grua 83-vjeçare u gjet e vdekur nën një degë të madhe afër shtëpisë së saj.

Në New Jersey, guvernatori Phil Murphy shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjitha zyrat e shtetit mbetën të mbyllura të martën. Në New York, autoritetet shtetërore vendosën për furnizime urgjente në të gjithë shtetin, duke përfshirë këtu pompa, sharrë elektrike me shina dhe ujë në shishe.

Përballja me një katastrofë natyrore në një pandemi

Zyrtarët shtetërorë në rajone që përgatiten për uraganet këtë sezon janë ndeshur me hapjen e strehimoreve që të përputhen me rregulloret e distancës sociale. Agjensitë e fatkeqësive amerikane kanë aktualizuar udhëzimin e gatishmërisë dhe të evakuimit në çështjen e Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *