Vendosni fjalën kyçe....

Xavi Hernandez i infektuar me koronavirus: Do izolohem


Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez është konfirmuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-futbollisti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Hernandez i cili tashmë është trajneri i Al-Sadd ka deklaruar se do të vetëkarantinohet për 14 ditë dhe se do të humbasë disa ndeshje me skuadrën e tij.

“Sot nuk do të jem në gjendje të bashkohem me ekipin tim në kthimin e tyre në garën zyrtare. David Prats do të jetë atje në emrin tim si trajner. Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin QSL (Qatar Stars League), rezultova pozitiv në testin e fundit COVID-19. Për fat të mirë, ndihem mirë, por do të izolohem derisa të më jepen të gjitha drita jeshile” – shkruan ish-futbollisti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *