Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin, plagoset një person


Një aksident ka nodhur ditën e sotme në aksin Durrës-Tiranë ku një makinë përplasi një drejtues motorri.

Drejtuesi i motorrit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. 

“Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *