Vendosni fjalën kyçe....

Shahini revoltohet me gazetarët: Pyetje tendencioze, rojet e shkollës punësohen nga bashkia jo ministria


 Ministrja e Arsimit Besa Shahini është zënë ngushtë nga gazetarët gjatë konferencës së sotme për shtyp, kur u pyet se përse nuk e kishte parandaluar rastin e abuzimit seksual të të miturës nga roja i shkollës, kur kishte marrë denoncim për rastin.

Shahini u revoltua ndaj pyetjes së gazetares dhe tha se ajo po bënte pyetje tendencioze. Ajo tha se shkarkimi i rojeve që denoncohen për abuzim, është përgjegjësi e bashkisë dhe jo e Ministrisë së Arsimit. Sipas saj, më e rëndësishme se masat që merren për parandalimin e abuzimit, është mënyra se si këto raste raportohen.

“Të thuash se Ministria e Arsimit ishte në dijeni të një abuzimi dhe nuk e ka paranduar është një akuzë jo-profesionale nga ana juaj si gazetare dhe e papranushme të bëhet si pyetje.

Jo profesionale të bëni pyetje tendecioze. Rastet nuk është mirë t’i raportoni sepse riviktimizoni viktimën. Për çdo lloj indikacioni që është marrë, janë marrë masa më të rrepta pa pritur as hetimet, për pezullimin dhe shkarkimin e personave.

Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë! Kur ka problem të një roje shkolle në rast të tillë, bashkia e ka tërhequr rojen me kërkesën e drejtorit të shkollës. Nuk ka patur asnjë lloj njoftimi për atë që përmendni tani. Një drejtor që shkarkohet se s’ka kryer detyrën dhe jep deklarata pa kurrfarë baze duhet të hetohet para se të shtrohen pyetje. Të hetohen tutje para se të bëhen pyetje tendencioze. Çdo rast denoncimi të abuzimeve në shkollë, edhe pse jashtë territorit të saj, janë marrë masa menjëherë dhe pa kurrfarë dilemash, si shërbimi psikocicial, intervistimi i menjëhershëm, ndryshimi i stafit të shkollës. Masat janë më të rënda se parashikohen, por problemi është se kur vjen koha të marrim masa jemi shumë vonë. Mënyra si raportohen këto raste nga gazetarët është shumë më e rëndësishme në këtë debat. Sepse të gjithë këta persona të mitur, të vetmen gjë që na kërkojnë rregullisht është: ‘Ju lutem na mbroni nga mënyra si na raportojnë mediat. Mos i lejoni gazetarët të na fotografojnë shtëpinë e të na nxjerrin prindërit në intervistë’.”– deklaroi Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *