Vendosni fjalën kyçe....

Pas Shekspirit, Rama citon Çërçillin: Vetëm budallenjtë s’ndryshojnë mendim, jemi më të fortë se 3 vjet më parë


Pas shkrimtarit të famshëm britanik, Shekspir, Kryeministri Rama ka cituar sot ish-kryeministrin britanik, Çërçillin, teksa fliste para gazetarëve lidhur me marrëveshjen e re për Eurobondin.

Duke cituar këtë të fundit ai tha se vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim duke shtuar se Eurobondi i ka dhënë një tjetër frymëmarrje vendit.

“Nuk është një korrigjim i atyre që kemi bërë më parë por nuk jemi në të njëjtën kohë si më parë dhe nuk jemi po ata që ishim më parë. E them këtë jo se është mëkat të ndryshosh mendim. Çurçill thotë që vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim. Por tani jemi në kohë tjetër. Janë të gjithë gjërat që kanë ndryshuar, ka ndryshuar dhe forca jonë. Jemi më të fortë se 2-3 vite më parë. Eurobondi na ka dhënë një frymëmarrje të madhe dhe na jep mundësi të shikojmë planin kombëtar pa rezerva.” – tha ai.

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se ai drejton shumicën që ka paketën më të zgjeruar sociale krahasuar me të shkuarën.

“Jemi maxhoranca që kemi paketën më të zgjeruar sociale në krahasim me të shkuarën por me atje ku duam të shkojmë është e pamjaftueshme. Kemi mësuar gjëra të rëndësishme nga periudha e mbylljes. Një nga gjërat që kemi mësuar se sa shumë mund të bëjmë dhe si mund ta bëjmë të strukturuar në fushën e arsimit marrëdhënien dixhitale. Si mund të zgjidhim klasat kolektive. Mund të mblidhen për aktivitete në klasa kolektive por mësimin mund ta marrin në mënyrë dixhitale nga mësuesit më të mirë.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *