Vendosni fjalën kyçe....

Le Monde: Prishja e Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare, një akt barbar


Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një artikull prishjes së Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental në orët e para të mëngjesit të 17 majit.

Që në titull ajo e cilëson si akt barbar prishjen e teatrit nga ana e qeverisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policinë dhe buldozerët për të shkatërruar një nga institucionet kulturore të vendit dhe një nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytet.

Kryeministri shqiptar Edi Rama kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryebashkiak i kryeqytetit Tiranë, mes viteve 2000 dhe 2011, ai u bë i njohur në të gjithë botën për lyerjen me bojë të ndërtesave të trashëguara nga diktatura komuniste, duke i pikturuar me ngjyra të ndritshme.

Ndonjëherë me modele ai kishte tërhequr veten, duke i dhënë kryeqytetit shqiptar një galeri në qiell të hapur.

Por të dielën e 17 majit, i njëjti Edi Rama, 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, çoi në orët e para të mëngjesit policinë dhe buldozerët për të shkatërruar një nga institucionet kulturore të vendit dhe një nga sallat e rralla të performancës, Teatrin Kombëtar.

Brenda, një duzinë artistë dhe kundërshtarë që kishin ‘pushtuar’ ndërtesën për më shumë se dy vjet u dëbuan me mënyra ushtarake.

“Ata erdhën në orën 4:15 të mëngjesit, ne ishim rreth gjashtëdhjetë vetë, ata evakuuan godinën dhe nisën prishjen me buldozer”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që luftoi që nga viti 2018 për të shpëtuar këtë ndërtesë të ngritur në vitin 1940 kur vendi u pushtua nga Italia.

Një demonstrim spontan në të cilin liderët e opozitës morën pjesë të dielën u shpërnda brutalisht.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Le Monde


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *