Vendosni fjalën kyçe....

Garancia e dytë Sovrane, Ministrja e Financave tregon si do adresohen 15 miliardë lekë


Këshilli i Ministrave shpalosi Garancinë e Dytë sovrane prej 15 miliardë lekë. Ministrja e Financave Anila Denaj, ka shpjeguar se si do përdoren këto para.

Sipas Denajt, kjo paketë është në dispozicion për të gjithë bizneset dhe ka për synim të ofrojë kredi kompanive për kapital qarkullues dhe investime.

Shteti do garantojë 60% të principalit të çdo huaje që bankat do japin për biznesin.

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria  garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

  • Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
  • Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
  • Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
  • Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj”-shkruan Denaj

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *