Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Gazetarët sfiduan rrezikun dhe censurën në kohën e COVID-19


Sot është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka një mesazh urimi për gazetarët.

Ai thotë se i falenderon mediat dhe gazetarët që në këto kohë të vëshira, sipas tij sfiduan censurën dhe rrezikun. Basha kujton dhe rënien me dy vende të Shqipërisë, në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave.

“Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.
Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.
Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.”- shkruan Basha.

Kujtojmë se në vitin 2019, Shqipëria renditej në vend të 82-të, por për një vit ka rënë me dy vende duke u renditur në vendin e 84, madje poshtë vendeve si Kirgistani, Malta apo Hong-Kongu.

Reporterët pa Kufij e shpjegojnë rënien e lirisë së mediave, me miratimin e Paketës Antishpifje nga qeveria.