Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nga 12 marsi kanë humbur punën mbi 54 mijë persona


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në bashkëbisedimin me gazetarët nxori numrin e punonjësve të larguar nga puna për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas Bashës, që nga 12 marsi janë larguar mbi 54 mi

Nga data 12 mars, deri tani sipas burimeve zyrtare, por të pashpallura, sepse jemi në kushtet e mungesës së transparencës, raportohen mbi 54 mijë punonjës të larguar nga puna”-tha Basha.

Teksa u ndal tek paketa e dytë ekonomike, Basha tha se ajo duhet të formalizohet dhe më pas të vihet në zbatim. Mes të tjerash kryeopozitari tha se qeveria duhet të ulet për bisedime me biznesin.

Kur flasim për plane, bëjmë fjalë për plane emergjente. S’pretendojmë sot të kemi një plan të plotë rimëkëmbje, pasi jemi në mes të krizës, shpresojmë, ose më pak. Planet tona janë plane emergjente, për të ardhur në ndihmë për të mos u fundosur faktorët ekonomikë. Paketa e dytë duhet të formalizohet, më pas të hyjë në fuqi. Këto paketa të përballojnë nevojat dhe jo një pjesë e nevojave, ndaj kërkohet që biznesi të dëgjohet. Qeveria të ulet me biznesin. Sektori i turizmit pretendon se janë deri në 100 mijë punonjës. Ndaj ka nevojë për transparencë. Plani nis menjë tablo të qartë të fushë-betejës, që e shohim jo me syze rozë, as me të zeza, por me realizime të plotë. Dua ta përfundojë këtë komunikim që të shpreh vlerësimin tim për ju dhe të shpreh vëmendje për sektorin tuaj, që të jeni pjesë e paketës, për gazetarët e terrenit, operatorët, që u rrezikohet jeta”- përfundoi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *