Vendosni fjalën kyçe....

Kosova e Mali i Zi vendet me bilancin më të mirë ndaj Covid-19, shifrat në Ballkan


Shqipëria ka raportuar sot 361 të prekur nga Covid-19 ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 18. Ndër vendet e Ballkanit, në total Rumania është vendi më i prekur deri tani nga koronavirusi në Ballkan duke qenë se regjistron 148 viktima me numrin e të prekurve që ka shkuar në 3864.

Gjithsesi duhet theksuar fakti se Rumania ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorësh e kësisoj numri i viktimave është masatarisht i krahasueshëm me vendet e tjera. Greqia vjen në vendin e dytë për nga viktimat me 70 të tilla mes 1673 të prekurish.

Serbia numëron 1908 të prekur e 51 viktima ndërsa Bullgaria ka po aq viktima sa Shqipëria, 18 me numrin e të prekurve zyrtarisht në 522.

Maqedonia e Veriut ka 555 të prekur e 18 viktima, po aq sa Shqipëria e Bullgaria ndërsa rekordin për numrin e ulët e mbajnë Kosova e Mali i Zi, respektivisht. Kosova numëron 140 të prekur me 1 viktima e Mali i Zi 203 të prekur e dy viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *