Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet numërimi në qarkun e Kukësit, PD-ja fiton 2 mandate, PS-ja 1


Është mbyllur numërimi në të gjitha qendrat e qarkut Kukës i cili ka prodhuar një fitore bindshëm për Partinë Demokratike.

Sipas KQZ-së në 141 qendra ka përfunduar numërimi dhe ka prodhuar rezultate 62.27% për PD-në dhe 35.84% për PS-në.

E përkthyer në mandate, PD-ja fiton 2 dhe PS-ja 1 mandat.

Kukësi bëhet qarku i parë që mbyll votimin në tërësi për partitë, ndërsa për kandidatët pritet të fillojë numërimi i votave në një moment të dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *