Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Interneti do jetë 60% më lirë në këtë situatë, përdoreni me kujdes se mund të ketë kolaps


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një dalje publike këtë herë nga shtëpia ka dhënë lajmin se ofertat e shërbimit të internetit do kushtojnë 60% më lirë.

Gjithashtu Rama ka bërë me dije se në ofertat do ketë edhe 50% më shumë internet falas.

Më tej Rama ka kërkuar që interneti të përdoret me përgjegjshmëri pasi rrezikohet të ketë kolaps.

Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë online e kur po bëhet përpjekje e madhe për të mos ndërprerë mësimdhënien për nxënësit përmes AKEP kemi inkurajuar operatorët, sipërmarrësit, ata në rrjetet e shërbimeve elektronike të ofrojnë mundësi shfrytëzimi maksimal e cilësor të internetit me kushte të favorshme financiarisht duke pasur në vëmendje mbarëvajtjen teknike.

Në këtë kontekst edhe pas testeve teknike që janë bërë nga operatorët e sipërmarrësit, ofertat që do jenë të vlefshme nga nesër deri në fund të muajit prill 2020

Së pari 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore
Akses falas në internet në çdo platformë edukative përfshirë edhe RTSH, kanalin që mbulon shkollën, pa kufizim
Për abonentë me kontratë të fiksit për akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshë 60% më lirë se oferta normale
Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor”-
tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *