Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ruajtja e jetës së qytetarëve dhe personelit shëndetësor, prioritet mbi prioritetet


Presidenti Meta tha se kishte paralajmëruar që në 31 janar për marrjen e masave kundër koronavirusit.

Ai tha se ishte në kontakte me qeverinë për përballimin e situatës së pazakontë që pritet të ketë ndikim në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Meta bëri thirrje për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të personelit shëndetësor, të cilin e quajti prioritet mbi prioritetet.

Ndërsa bëri thirrje edhe për marrjen e masave në ekonomi, me skenarë të qartë për përballimin e krizës.

‘Megjithatë, ajo që dua të theksoj është, e para mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet mbi prioritetet, sepse jo vetëm ata janë të rrezikuar në çdo sekondë për shkak të profesionit dhe për shkak të kontaktit të parë dhe të vazhdueshëm që kanë me të gjithë personat e infektuar, apo potencialisht të infektuar, pra ende të pakonfirmuar apo të paverifikuar. Kjo e theksoj edhe një herë që është prioritet mbi çdo prioritet, se është një betejë që do vazhdojë gjatë dhe ata do të jenë gjithmonë në vijën e parë të kësaj beteje.

Së dyti, padyshim që testimi është mjaft i rëndësishëm dhe marrja e masave për të patur infrastrukturën e duhur është e domosdoshme për të gjithë ata të cilët kanë shqetësime.

Së treti, mbetet prioritet marrja e masave për terapinë intensive për të gjithë ata gjendja e të cilëve mund të rëndohet, sepse këtu bëhet fjalë, jo thjeshtë për t’i shëruar, po për t’i shpëtuar jetën e tyre, dhe në këtë drejtim unë kam marr garancitë edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe ekipi që po merret me këtë çështje që janë marr masat edhe për sa i takon respiratorëve shtesë edhe për sa i takon posteve shtesë për sa i takon reanimacionit, në mënyrë që në çdo rast të jepet ndihma dhe të shpëtohet çdo jetë e çdo qytetari në vendin tonë.’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *