Vendosni fjalën kyçe....

Urdhri i Farmacistëve thirrje klientëve të zbatojnë rregullat për mos-përhapjen e koronavirusit


Urdhri i Farmacistëve nëpërmjet një njoftimi i ka kërkuar të gjithë klientëve që paraqiten në farmaci të zbatojnë rregullat të cilat ndihmojnë në mos-përhapjen e koronavirusit.

Urdhri kërkon që klientët të ruajnë distancën prej 2 metrash nga njëri-tjetri si edhe të marrin shërbimin tek tavolina në hyrje të farmacisë.

Në emër të gjithë farmacistëve, dhe në përputhje me situatën e jashtëzakonshme të koronavirusit, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë klientëve që mund të paraqiten për shërbime pranë farmacive, të respektojnë këto rregulla: klientët të ruajnë distancën prej 2 m nga nj-tj dhe të marrin shërbimin tek tavolina në hyrje të farmacisë. Besojmë në mirëkuptimin tuaj, në ruajtje të shëndetit dhe për sigurinë e të dy palëve, klient-farmacist. Frikë jo, kujdes shumë! Me bekimin e Zotit dhe lutje që kjo situatë të kalojë sa më shpejt!”-thuhët në njoftimin e Urdhrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *