Vendosni fjalën kyçe....

Volkswagen ofron 830 milionë euro për të kompensuar blerësit gjermanë


Volkswagen tha se do të kompensojë pronarët e automjeteve të prodhuara prej tij që ndotin shumë në Gjermani, në një zgjidhje që do t’i kushtojë kompanisë gjermane 830 milionë euro.

Në 2015 VW u kap nga rregullatorët duke përdorur një program për të manipuluar nivelet e larta të ndotjeve, duke shkaktuar një mori gjyqesh e gjobash në mbarë botën. Oferta vjen përkundër një ndarjeje në bisedimet me shoqatën gjermane të konsumatorëve, VZBV, e cila kishte qenë në negociata me VW për arritjen e një marrëveshje zgjidhjeje.

‘Mosarritja e zgjidhjes me Shoqatën e Konsumatorëve VZBV nuk duhet të rëndojë klientët,’ tha VW në një deklaratë, duke shtuar se të gjithë klientët që ishin regjistruar për kompensim me VZBV do të kishin të drejtë për të marrë dëmshpërblim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *