Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Task Forca për koronavirusin kinez, Manastirliu: Mbetemi vend me rrezik të ulët


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronavirusin e ri vdekjeprurës kinez që ka alarmuar gjithë botën nga frika e përhapjes së një pandemie.

Manastirliu tha se Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët, pasi nuk ka linja direkte fluturimi me Kinë, por theksoi se qeveria do të marrë masa për rritjen e survejancës në lidhje me koronavirusin.

 “Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët porsa i përket rrezikut të depërtimit të virusit, por duke qënë se mbetet rrezik evident, po merren masa. Ndaj po merren masa: Aktualisht ISHP ka përforcuar survejancën ndaj infeksioneve të rënda akute. Janë përgatitur planet për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren të shëndetit.

Sipas rekomandimeve të OBSH, Komiteti i Posaçëm i mbledhur në OBSH nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare dhe mbetet një mbledhje e Komitetit për zhvillimet e mëtejshme.

Çdo veprim është në koordinim me OBSH. Masat që janë duke u ndërmarrë nga Shqipëria janë në koordinim me OBSH.

Edhe pse në lidhje me interferencën dhe tregtinë ndërkombëtare, OBSH nuk ka caktuar ndonjë masë, ne kemi marrë masat për survejancën dhe janë aktivizuar protokollet përkatëse.

Duke qenë se nuk kemi linja ajrore direkte me Kinën, kemi rrisk më të ulët se vendet e tjera evropiane megjithatë jemi duke marrë masat. Kjo situatë ka një menaxhim ndërkombëtar ndaj Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka kontakte me organizatat e shëndetësisë simotra.”- janë fjalët e ministres Manastirliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *