Vendosni fjalën kyçe....

25 mijë civilë largohen nga Idlibi drejt Turqisë për 2 ditë


Të paktën 25,000 civilë janë larguar gjatë dy ditëve të fundit nga rajoni veriperëndimor i Sirisë në Idlib dhe u drejtuan drejt Turqisë.

Lajmi u konfirmua këtë të dielë nga mediat e shtetit turk, pasi forcat siriane dhe ruse intensifikuan bombardimin e tyre të rajonit, sipas Reuters.

Turqia aktualisht pret rreth 3.7 milion refugjatë sirianë, popullsia më e madhe e refugjatëve në botë dhe ka frikë nga një valë tjetër nga rajoni Idlib. Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht nga aleatët e saj për ta mbështetur në pritjen e refugjatëve.

Qindra njerëz janë vrarë këtë vit në sulme në zonat e banuara të Idlib, sipas agjencive Kombeve të Bashkuara.

Presidenti sirian Bashar al-Asad është zotuar të rimarrë Idlib, duke shtyrë më shumë njerëz drejt Turqisë. Të enjten, Presidenti turk Tajip Erdogan tha se 50,000 njerëz po iknin nga Idlib në drejtim të kufirit të Sirisë me Turqinë.

Anadolu Agency raporton se rreth 205,000 njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre në rajonin e Idlib që nga fillimi i nëntorit për shkak të sulmeve ruse dhe siriane.

Turqia nga ana tjetër ka kryer tre sulme ndërkufitare në veri të Sirisë kundër milicisë kurde YPG, të cilën e shikon si një grup terrorist. Ankaraja ka sekuestruar tokë përtej kufirit të saj me këto operacionet, dhe synon të rivendosë refugjatët sirianë në ato zona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *