Vendosni fjalën kyçe....

“Vëmendje të posaçme për këtë çështje” – Meta pret ish-deputetin Salianji


Presidenti Meta ka pritur sot në një takim ish-deputetin e PD-së, Salianji. Qëllimi i këtij takimi thekson presidenti është njohja nga afër e shqetësimeve të shpehura nga ish-deputeti në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë takimit, Meta, theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit e inkurajoi ish-deputetin që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet procedurale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive. Presidenti e garantoi Salianjin se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *