Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët e pyesin për takimin me Berishën, Meta: Edhe kur s’takohemi, flasim online


Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë Ilir Meta, janë takuar para dy ditësh dhe kanë diskutuar mbi aksionin opozitar.

Në konferencën e sotme për mediet, Meta u pyet nëse është e vërtetë që është bërë ky takim. Ai e konfirmoi këtë dhe tha se me Berishën edhe kur nuk takohen fizikisht, takohen online.

“Me zotin Berisha kemi një kimi të mrekullueshme kështu që takohemi s’takohemi jemi online.”– tha Meta.

Në konferencën e sotme për mediet, Meta foli për padinë e tij drejtuar në SPAK kundër Autoritetit të Dosjeve.