Vendosni fjalën kyçe....

“Donim të bënim njerëzit të qeshnin”, klubi zvicerian turpërohet pas publikimit të fotos nga faqja porno


Klubi zviceran “Servette FC” është akuzuar për seksizëm pasi postoi një fotografi nga një faqe pornoje, në llogarinë e tyre zyrtare në “Twitter” në përpjekje për të rritur shitjet e biletave për ndeshjen e së dielës.

Klubi me qendër në Gjenevë shpërndau një foto të një gruaje gati-lakuriq që po ngjitej në shkallë, në fund të së cilave shihej një emblemë e “Servetter FC”.

“Ka një nxitim në zyrën e biletave për ndeshjen e së dielës”, komentohej në foton e publikuar.

Mirëpo, përpjekja e ekipit për të rritur shitjet e biletave nuk ka shkuar siç ishte planifikuar, me shumë ndjekës që po e kritikojnë për reklamën provokuese.

Ekipi është akuzuar për seksizëm ndërsa shumë njerëz e dënuan klubin për përdorimin e imazheve të papërshtatshme për fëmijët, të cilët kanë akses në faqen e tyre.

Klubi shpjegoi se me promovimin e pazakontë në internet ata thjesht “donin t’i bënin njerëzit të qeshnin”.

“Servette FC” tha se ishte surprizuar kur kishin zbuluar se logoja e klubit ishte shfaqur në uebfaqen e “Pornhub”.

“Ne e menduam se do të ishte më mirë nëse e vendosim vetë në median sociale. Ne donim t’i bënim njerëzit të qeshnin.

“Është argëtuese që Servette shfaqet në një faqe të tillë të njohur si Pornhub. Nuk ka asnjë dallim nëse personi në plan të parë është një burrë apo një grua.

Në vend që të bëjmë akuza për logon tonë të paraqitur në këtë platformë ne kemi zgjedhur të qeshim me të.”, tha klubi, citon RT.

Pas zemërimit të tifozëve, klubi e ka fshirë postimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *