Vendosni fjalën kyçe....

Urdhëri për plehrat, Pakola-Sandër Lleshit: Aq e ka tagrin, je ushtar i Ramës


Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të fundit të  zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi. Ky i fundit ka urdhëruar Policinë e Shtetit që të merren masa urgjente për djegien e mbeturinave. 

Paloka për këtë vendim ka ironizuar Lleshin në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’. Paloka u shpreh se zv.ministri merret me plehrat duke pretenduar se aq e ka tagrin dhe duke e quajtur ushtar të kryeministrit Edi Rama.

“Një ministër… po e quaj ministër, që urdhrin e parë në një vend që është vënë në shënjestër për krimin e organizuar, merret me plehrat. Mase duket Lleshi do t’u thotë shqiptarëve se kaq e ka tagrin.

Siç duket policia do të shërbejë vetëm për të djegur plehrat apo për të mbajtur njerëzit larg nga plehrat. Lleshi do të jetë një ushtar i Edi Ramës.

Dhe deri sa të jetë Rama aty, pak rëndësi ka se kush do të jetë ministër. Me grada apo pa grada, do të vazhdojë të jenë ushtarë të Ramës. Sa të jetë Rama, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe s’do të ketë demokraci për rrjedhojë.

Rama do larguar me çdo mënyrë. Ne rrezikojmë demokracinë në vend, por ajo lidhet me gjithçka”, tha Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *