Vendosni fjalën kyçe....

Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e të famshmëve më të pasur në Britani, sa para ka secila


Këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, bëjnë pjesë në listën e të famshmëve më të pasur në Britani.

Sipas listës së publikuar nga revista “Heat“, Rita radhitet e 13-ta me një pasuri prej 17.8 milion pound ndërsa Dua në vendin 15 me një pasuri prej 11.8 milionë pound.

Por cili është më i pasuri? Sipas “Heat”, Ed Sheeran i ka rrëmbyer kurorën Adele dhe është bërë i famshmi më i pasur në Britani, nën moshën 30 vjeç.

Këngëtari 28 vjeçar, ka dyfishuar pasurinë e tij brenda vitit të kaluar nga 94 milion pound në 2017 në një vlerë prej 170 milion pound falë turit të tij dy-vjeçar nëpër botë.

Në vend të dytë vjen aktori i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe me një pasuri prej 90 milion pound. Në vendin e tretë është këngëtari 25-vjeçar Harry Styles, i cili ka qenë pjesë e grupit “One Direction”, me një pasuri prej 64 milion pound.

E katërta në radhë vjen një tjetër aktore e cila luan në filmat e “Harry Potter”, Emma Watson ose siç e njohim të gjithë “Hermiona”. Aktorja 29-vjeçare llogarit një pasuri prej 57 milion pound.

Dhe në vend të pestë vjen një tjetër këngëtar i ish-grupit “One Direction” Niall Horan. 26-vjeçari ka në bankë plot 54.8 milionë pound për shkak të turit të tij nëpër botë.

20 të famshmit më të pasur në Britani:

1. Ed Sheeran, 28, (£170m)

2. Daniel Radcliffe, 30, (£90m)

3. Harry Styles, 25, (£64m)

4. Emma Watson, 29, (£57m)

5. Niall Horan, 26, (£54.8m)

6. Little Mix (£50m)

7. Louis Tomlinson, 27 – £46m

8. Liam Payne, 26 – £44m

9. Cara Delevingne, 27 – £39.5m

 

10. Zayn Malik, 26 – £38m

11. Sam Smith, 27 – £34m

12. Aaron Taylor-Johnson, 29 – £21m

13. Rita Ora, 28 – £17.8m

14. Stormzy, 26 – £12m

15. Dua Lipa, 24 – £11.8m

16. The 1975, £10.9m

17. Sophie Turner, 23 – £8.5m

18. Daisy Ridley, 27 – £8.4m

19. Nicholas Hoult, 29 – £8.3m

20. Dev Patel, 29 – £7.5m

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *