Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj publikon foton: Si gënjeu Ministria e Brendshme për tenderin korruptiv për blerjen e karburantit


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka komentuar reagimin e Ministrisë së Brendshme pas akuzave për organizimin e një tenderi korruptiv për blerjen e karburantit për institucionet shtetërore.

Para pak ditësh Shehaj bëri një denoncim lidhur me këtë tendet, por Ministria e Brendshme e përgënjeshtroi duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër sa kishte deklaruar Shehaj, por 170 lekë për litër.

Mirëpo Shehaj e ka konsideruar qesharak reagimin e ministrisë së drejtuar nga Sandër Lleshaj, duke thënë se nafta sot shitet me 158-168 lekë për litër. Pra çmimi i shumicës sipas ministrisë, është shumë më i lartë se sa çmimi i pakicës në pompat e karburanteve.

“Dy ditë më parë denoncova tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme. Ishte një tender pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës!

Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake (https://drive.google.com/…/1FREVxNIXN0PJ0ihf3ryOIqOFd…/view…) dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër.

Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).

Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit.
Vjedhje dhe korrupsion që duhet të hetohet menjëherë.”, shkruan Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *