Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Alaskë mesazhi në shishe i marinarit rus të vitit 1969


Kërkimi një burri në Alaskë për dru zjarri, ka përfunduar në zbulimin e një mesazhi 50-vjeçar në një shishe.

Tyler Ivanoff gjeti një letër të shkruar në Rusisht dhe e postoi në “Facebook” ku u kërkoi ndjekësve ta përkthenin.

Letra ishte shkruar nga një marinar në bordin e anijes ruse Sulak, më 20 qershor 1969. Historia u kap nga mediat ruse, që shkoi në gjurmët e shkrimtarit, Kapiten Anatoly Botsanenko.

Ivanoff tha që ai ishte në kërkim të druve për zjarri rreth 20 milje në perëndim të fshatit të tij kur gjeti një shishe me një tapë plastike.

“Më duhej ta tërhiqja vërtet shumë. “, i tha ai gazetës “Nome Nugget”, citon “BBC“.

“Ende ishte e thatë nga brenda dhe ende i vinte erë si verë apo alkol. Shënimi ishte i thatë”.

Mesazhi në letër: “Përshëndetje të sinqerta! Nga anija nënë e Flotës së Lindjes së Largët VRXF Sulak. Ju përshëndes juve që keni gjetur shishen dhe kërkoj që t’i përgjigjeni adresës Vladivostok -43 BRXF Sulak për të gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet jetë të gjatë dhe lundrim të lumtur. 20 qershor 1969. “

Kapiteni Botsanenko raportohet se kishte mbikëqyrur ndërtimin e Sulak në vitin 1966 dhe kishte lundruar në të deri në vitin 1970.