Vendosni fjalën kyçe....

Pesë të vdekur nga shpërthimi i raketës në Rusi


Pesë njerëz kanë humbur jetën pas shpërthimit të një rakete në Rusi.

Ndërmarrja shtetërore bërthamore “Rosatom”, tha përmes një njoftimi që aksidenti ndodhi gjatë një testi.

Tre pjesëtarë të stafit që kanë mbetur të plagosur, kanë pësuar djegie të rënda në aksident, shkruan “BBC“.

Autoritetet thanë në fillim se humbën jetën dy njerëz dhe gjashtë të tjerë u plagosën në shpërthimin e ndodhur në bazën ushtarake në Nyonoksa.

Kompania u tha mediave ruse se ekipi i saj inxhinierik dhe teknik ishte duke punuar në “burimin e energjisë izotop” për sistemin e shtytjes.

Në Nyonoksa kryehen prova për pothuajse çdo sistem raketash të përdorur nga marina ruse, përfshirë raketat balistike ndërkontinentale të nisura nga deti, raketat e lundrimit dhe raketa anti-aeroplan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *