Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Dibër, plagosen dy kalimtarë


Shpërthim në një lokal në Dibër, plagosen dy kalimtarë. Shpërthimi ka ndodhur në 23:10 minuta të mbrëmjes së djeshme.

“Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.”, njofton policia.                  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *