Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh politikës: Shqiptarët kanë nevojë për dialog të vërtetë dhe pa manipulime


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale me anë të së cilit në mënyrë indirekti i drejtohet aktorëve kryesorë politikë në vend.

Siç shkruan Presidneti, shqiptarët kanë nevojë për një dialog të hapur dhe pa përjashtime.

Më tej Meta, shkruan se shqiptarët kanë nevojë që tu dëgjohet zëri dhe të jenë aktivë në vendimmarrje dhe ruajtje të Kushtetutës.

Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre.
Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.
Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse.
Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar”-
shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *