Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë


Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  Gjirokastër-Tepelenë ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Në aksident janë përfshirë një makinë e tipit Skoda dhe drejtohej vetëm nga një person   dhe tjetra ishte e tipit Ford ku në të udhëtonin tre persona, shoferi, motra dhe vajza e tij.

Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar pa pasoja në njerëz , ndërsa dëme të konsiderueshme vërehen tek mjetet përkatëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *