Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën turistja në Kanionet e Holtës, humbin kontaktet 3 të tjerë


Gjendet trupi i pajetë i një 25-vjeçareje në Kanionet e Holtës në Gramsh.

Viktima është identifikuar si e reja me iniciale E.S., ndërsa trupi i saj është gjetur në dalje të kanionit.

Turistët mbetën të bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të shiut në zonë. 3 turistë të tjerë, dy djem dhe një burrë kanë humbur kontaktet dhe po kërkohen nga forcat RENEA, emergjencat civile dhe zjarrfikësit.

Njoftimi i policisë

Personat  qe kishin humbur kontaktet  ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe  personat e tjere qe u gjeten me pare  nga policia nuk kane probleme per shendetin.

Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *