Vendosni fjalën kyçe....

Bënë sherr në një lokal, arrestohen tre persona në Korçë


Arrestohen tre persona në Korçë pas një konflikti në një lokal.

Sipas policisë, tre personat me inicialet A. S., A. Xh. dhe L. M janë konfliktuar mbrëmjen e kaluar në një lokal dhe nuk janë ndalur pavarësisht ndërhyrjes së policisë së Korçës.

“Kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në lagjen nr 18 në Korçë, në një lokal, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin.

Pas mbërritjes në vendngjarje të patrullës së Policisë, tre shtetasit A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç, banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të rendit, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës dhe për shoqërimin e tyre drejt ambienteve të Komisariatit.

Tre shtetasit e lartpërmendur, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, të kryera në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *