Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministrja që u revoltua kundër May-t, kërkon të marrë drejtimin e Partisë Konservatore


Ish-ministrja britanike Esther McVey ka njoftuar se do të garojë për të zëvendësuar Theresa May-n në udhëheqjen e Partisë Konservatore.

McVey tha në një intervistë në “Talk Radio”, se kishte ” mjaft mbështetje” nga kolegët e saj, që të “vazhdonte përpara” sapo Theresa My të largohej.

Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart ka njoftuar gjithashtu se do të kandidojë dhe udhëheqësja e “Commons”, Andrea Leadsom ka thënë se edhe ajo “po e konsideron” të bëjë të njëjtën gjë.

Të tjerë pritet të bashkohen me ta, sapo Theresa May të largohet siç ka premtuar pasi të përfundojë faza e parë e Brexit.

Kandidatë të mundshem sipas “BBC“-së janë edhe ish-anëtarët aktualë të kabinetit, përfshirë Boris Johnson, Michael Gove, Amber Rudd, Sajid Javid, Dominic Raab, Jeremy Hunt, Penny Mordaunt dhe Liz Truss.

Zonja McVey, një përkrahëse e Brexit dhe ish-prezantuese televizive, u largua nëntorin e kaluar nga posti i ministres së Punës dhe Pensioneve. Largimi i saj erdhi në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së tërheqjes, së zonjës May me BE-në.

E pyetur për “Talk Radio” nëse do të kandidonte për drejtuese të partisë, ajo tha: “Gjithmonë kam thënë qartësisht se nëse kam mjaft mbështetje nga kolegët atëherë, po, unë do të garoj, dhe tani njerëzit më kanë thënë dhe unë e kam këtë mbështetje. “

Në garën për kreun e Partisë Konservatore, deputetët mbajnë një seri votimesh, me eliminimin e kandidatit që fiton më pak vota në secilën fazë.

Pasi numri i kandidatëve zvogëlohet në dy, fituesi zgjidhet me votën e anëtarëve të partisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *