Vendosni fjalën kyçe....

Princ Harry mbulohet me dhurata për Archie-n (FOTO)


Duka i Sussex-it mori dhuratat e tij të para për djalin pas lindjes, pasi mori pushim nga prindërimi dhe udhëtoi në Hollandë për të lançuar “Invictus Games” për vitin e ardhshëm.

Daily Mail shkruan se princi Harry u mbulua me dhurata të dedikuara për djalin e tij të mitur Archie gjatë një vizite në Hagë, pasi e la fëmijën mbretëror dhe nënën e tij Meghan në shtëpi për herë të parë që nga lindja të hënën.

Harry e la fëmijën dhe nënën e tij Meghan në shtëpi, për herë të parë që pas lindjes.

Një vajzë shtatëvjeçare Daimy Gommers, i dha dukës një lodër të zbukuruar me lepuj për djalin e tij Archie.

Babai i vogëlushes Paul, 46 vjeç, kishte humbur një këmbë në një aksident me parashutë. Harry ishte takuar me 7-vjeçaren në Toronto dy vjet më parë në “Invictus Games” ku Harry dhe Meghan u shfaqën sëbashku për herë të parë në publik.

Princi Harry mori si dhuratë edhe një body për beben, me logon e “Invictus Games”. Kujtojmë se “Invictus Games” është një ngjarje sportive e krijuar nga Princi Harry, ku garojnë efektivët e forcave të armatosura që kanë mbetur të plagosur, janë të sëmurë apo veteranë. Lojërat përfshijnë basketboll në karrige me rrota, volejboll ulur dhe vozitje me kanoe brenda.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *