Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Peqin, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Gjocaj. Mësohet se aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat dyshohet se janë përplasur në kryqëzim. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Viktima mësohet se është një grua.

“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë. 

Mësohet se dy prej të plagosurve janë identifikuar si Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, ndërsa identiteti i viktimës nuk jepet ende. Makina në të cilën ndodhej viktima, po kthehej nga Durrësi në drejtim të Korçës nga një gëzim familjar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *