Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në një ofiçinë në Fushë Krujë


Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë.

Mësohet se shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në një ofiçinë në Kamberas, rreth orës 03:45 mëngjesin e sotëm. Ofiçina ku u vendos lënda eksplozive është në pronësi të  shtetasit B.D. 36 vjeç.

Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të objektit ku ndodhi shpërthimi.

 “Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *