Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Sauk


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë. Një 60-vjeçar ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta nga një ndërtesë në rikonstruktim. ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *