Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon kryeministrin kinez, i kërkon heqje vizash për shqiptarët


Gjatë samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës në Kroaci, kryeministri Edi Ramaështë takuar me homologun kinez Li Keqiang.

Gjatë këtij takimi, Rama i kërkoi kryeministrit të Kinës, heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare. Pikë në të cilën të Keqiang ra dakord.

Heqja e vizave sipas Ramës do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Në një kohë kur Rama kërkon heqje vizash me Kinën, Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Holandën.

Mes të tjerash, Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.