Vendosni fjalën kyçe....

Basha tregon lidhjet e Ramës me personat pranë tij në aeroportin e Rinasit: Fakte tronditëse


Kryetari i PD-së, Basha denoncoi lidhjet në aeroportin e Rinasit që sipas tij tregojnë për bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Ai përmendi lidhjet mes aksionerëve të kompanisë që merret me garantimin e sigurisë në aeroport dhe kryeministrit Rama.

“Kompania ka dështuar të sigurojë sigurinë, figuron të jetë në bashkëpronësi me Eno Bushin, avokat i George Rifomatos, piloti italian i rrëzuar me drogë. Bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e Trafikut Ajror dhe para kësaj ka qenë drejtoreshë e Belinda Ballukut.

Për grabitjen ngrihen disa pyetje. Pse aksionerët e Aeroportit nuk vepruan, të lidhur ngushtë me Ramën dhe Belinda Ballukun, e me George Riforamton? Pse bandat grabitën prapë? Pse pas përplasjes me policinë, grabitësit u larguan? A janë 10 milionë eurot e vjedhura në dorën e bandës akoma?

A janë shteti dhe organet e rendit përgjegjës vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëpunim dhe grabitje të segmenteve të strukturave shtetërore? Këta lidhje janë njësoj si bashkëpunimi shtetëror në trafikun e drogës. Kemi pra struktura direkt bashkëpunuese në grabitje? Shteti i Ramës është i përlyer me vjedhjen, me krimin. Kishte nxitim për të mbuluar aferën.

Basha theksoi se nxjerrja e ushtrisë në aeroportin e Rinasit u bë jashtë ligjit, gjë të cilën e konsideroi si krim kushtetues.

Nxjerrja e ushtrisë në aeroport u bë jashtë ligjit. Tjetër krim kushtetues ky. Drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk heton krimin e tmerrshëm. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend me forma të ndryshme. Ky është shkatërrim total i sigurisë totale. Autorët të dalin para drejtësisë. Çlirimi i vendit nga qeverisja e përlyer me krimin është emergjencë e çdo shqiptari patriot e të ndershëm”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *