Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi nga Vlora: Gratë duhet të jenë në krye të protestave për rrëzimin e Ramës


Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së, Albana Vokshi në një takim me gratë e Vlorës iu kërkoi atyre që të jenë më aktive dhe të dalin në krye të protestave qytetare, me synim rrëzimin e qeverisë së Ramës.

Teksa foli me gra intelektuale, të reja si dhe përfaqësuese të botës universitare, Albana Vokshi tregoi edhe motivet reale, të cilat sipas saj e detyruan PD-së të djegë mandatet e deputetëve. Ajo u shpreh se ky vendim i hoqi  fasadën e legjitimitetit  parlamentit të krimit.

Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, në njëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë.

Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”- u shpreh Vokshi.

Duke u ndalur në situatën e rëndë të krimit në qytetin bregdetar, Vokshi denoncoi statistikat si një bilanc lufte dhe u ndal në përgjegjësinë e strukturave  të policisë dhe prokurorisë në degradimin e situatës.

Vetëm në muajt e fundit të 2018-s, Vlora ka pasur 6 të vdekur, 11 të plagosur. 5 atentate. Ku është policia që në rastin më të mirë nuk reagon dhe në rastin më të keq është bërë palë. Jo më kot, ish-krerët e policisë, ose janë në kërkim, ose janë vrarë me atentate mafioze”.

Vokshi i ftoi gratë vlonjate që të shtojnë angazhimin e tyre qytetar në protestat mbarëkombëtare për largimin e qeverisë, që është shndërruar në ortake të krimit të organizuar, pasi vetëm kështu do të kontribuonin në rritjen e sigurisë në Vlorë dhe në të gjithë vendin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *