Vendosni fjalën kyçe....

Me çantat me drogë në kufi me Greqinë, ndalohen dy të rinjtë, në kërkim dy të tjerë


Dy të rinj janë arrestuar nga policia kufitare e Sarandës, pasi po transportonin 22 kilogramë lëndë narkotike të cilat i mbanin në dy çanta.

Të arrestuarit janë: A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë. G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

Sakaq janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

“Operacion antidrogë i koduar “Likojani”

Operacioni nga Policia Kufitare e Sarandës Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva Arrestohen në flagrancë dy transportuesit e lëndës narkotike, si dhe shpallen në këkrim dy të tjerë.

Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Polciisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë. G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *