Vendosni fjalën kyçe....

Policia tërhoqi zvarrë protestuesin invalid, Paloka: Për Ramën ky është armiku!


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka denoncon dhunën e policisë në protestën e sotme. Paloka ka publikuar një foto, ku tregohet një polic që tërheq zvarrë një person që mban flamurin kuq e zi e atë të BE-së në dorë.

Sipas Palokës, protestuesi në foto quhet Gjergj Cuni dhe është invalid. Ai kishte marrë pjesë në protestë edhe pse ishte me paterica, pasi qeveria i kishte hequr pensionin e invaliditetit.

“Zotëria në foto është Gjergj Cuni, është invalid. Sot me një dorë mbështetej në patericë dhe në tjetrën mbante flamurin Kombëtar dhe atë të BE.

Vjen në çdo protestë sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, bukën e gojës. Por për ketë qeveri dhe Edvin Ramën ky është armiku.

Nuk mund të jetë ndryshe. Për një qeveri që mbështet dhe mbështetet tek krimi dhe oligarkët “armiku” janë qytetarët që nuk çojnë dot bukë në shtëpi tek fëmijët e tyre. Prandaj nuk duhet të lejojmë më që Rama të tërheqë zvarrë qytetarët. Ka ardhur koha që qytetarët ta heqin zvarrë ketë kryeministër bashkë me plehrat e tjera rreth tij.”, shkruan Paloka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *