Vendosni fjalën kyçe....

Kujdes nëse planifikoni të fluturoni drejt Italisë, sot aeroportet në grevë


Aeroportet italiane kanë paralajmëruar për sot grevë urie. Mediat italiane shkruajnë  se greva do të nisë rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë rreth 4 orë me radhë. Gjatë kësaj kohe do të bllokohen kështu të gjitha fluturimet.

Sindikatat që kanë organizuar protestën kërkojnë ndryshime në legjislacionin që rregullon sektorin, pasi sipas tyre ka nxitur një konkurrencë të fortë midis kompanive, të cilat ushtrojnë forma ekstreme të kontratave me punëtorët që kanë frikë për punësimin e tyre në të ardhmen.

Kështu të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë sot drejt Italisë, të kenë kujdes dhe të kontaktojnë kompanitë ku kanë rezervuar biletën për oraret e fluturimeve. Pasi në të këndërt do detyrohen të presin me orë.

 Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar sakaq, ka njoftuar se për shkak të grevës do të ketë vonesa në fluturime.

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.”, thuhet në njoftimin e AAC-së.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *