Vendosni fjalën kyçe....

Unaza e Re në ditën e 137 të protestës, banorët rrethohen nga policia


Ka filluar protesta e banorëve të “Unazës së Re:, në ditën e tyre të 137 në mbrojtje të banesave që kërkojnë të prishen nga qeveria Rama. Në këtë protestë janë bashkuar edhe shumë qytetarë të tjerë në mbështetje të protestuesve, pas thirrjes që këta të fundit i dërguan ditën e djeshme.

Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa policia e shumtë në numër u tërhoq pas prezencës së lartë të opozitës dhe qytetarëve.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu falenderoi të gjithë qytetarët që I janë bashkuar këtë mbrëmje protestës së banorëve të Unazës së Re.

“Ju falenderoj të dashur qytetarë të Tiranës për këtë mbështje. Këtu ishin mbledhur me qindra policë, por u larguan sepse nuk përballen dot me sovranin. Të gjithë bashkë nesër le të jemi te Parlamenti.

I bëj thirrje Gjeneralit të Qeverisë së vdekur që zjarrit do ti përgjigjemi me zjarr kudo që të ndodhet. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve, për t’ia kthyer parlamentin e grabitur nga Rama qytetarëve. Koha e bandave ka mbaruar. Edi Rama hapi sytë se popullin e ke në rrugë, do të të tërheqin zvarrë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *