Vendosni fjalën kyçe....

Bum kërkesash për nënshtetësi irlandeze, 230 mijë aplikime për shkak të Brexit


Ka qenë pothuajse 1/4 e një miliona, në më pak se tre muaj, me më shumë se 3,000 njerëz mesatarisht duke aplikuar çdo ditë deri më tani këtë vit. Ministri i jashtëm i Irlandës, Simon Coveney tha se më shumë se 230,000 aplikime janë pranuar deri më tani këtë vit. Shifrat tregojnë se ka pasur dy aplikime mesatarisht çdo minutë.

Coveney deklaroi se shifrat përfaqësojnë një rritje prej 30 përqind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto shifra janë llogaritur deri javët e fundit, përpara datës kur Mbretëria e Bashkuar rrezikon të largohet nga Bashkimi Evropian. Muajin e kaluar, Ambasada Irlandeze në Londër, nga sektori i ndarjes së pasaportave, paralajmëroi se është ” duke punuar nën presion” dhe se nivelet e personelit “nuk janë të mjaftueshme” për të përmbushur numrin në rritje të aplikacioneve përpara Brexit. Pikërisht lidhur me këtë çështje, ministri Simon, u shpreh se janë marrë masa për të vendosur në dispozicion më shumë staf në shërbimin ndaj klientit.