Vendosni fjalën kyçe....

Baçi publikon listën me emrat e protestuesve që pritet të arrestohen: A ka vend në burgjet tuaja?!


Kreu i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi, akuzon policinë se po vijon me arrestimet për protestat e kësaj fundjave në qarkun e Fierit. Baçi ka publikuar listat me emrat e të arrestuarve, ndërsa i bën thirrje Ardi Veliut të ndalë me terrorizimin e qytetarëve fierakë.

“Vazhdon fushata, e arrestimeve dhe shoqerimeve ne ,polici, per Fieraket.
Arsyeja pse protestuan, kunder Krye M.
Nuk kane shkelur asnje ligj, nuk kane kryer asnje krim, por Krye M, ka kerkuar hakmarrje.
Vazhdon lista dhe me 100 te tjere.
Kane arrestuar dhe Enkelejd Kafaranin, Vladimir Zykajn. Qe nuk jane ne kete liste, jane shume te tjere, qe po pendiqen.

Edhe njehere i bej thirrje Drejteorit te Pergjithshem te Policise, mos i terrorizoni qytetaret Fierak ata nuk kane bere asgje, ata thjeshte protestuan, per me shume pune per shume siguri, per varferin e tyre dhe arsyeja e vetme eshte ky Krye Minister ilegjitim.”, shkruan Baçi.

Në një postim të dytë, Baçi shprehet se protestuesit janë me mijëra dhe arrestimin e tyre e konsideron një gabim të rëndë.

 “Lista tjeter e policise, nuk kane pune tjeter, vetem po ndjekin qytetaret qe ishin ne proteste.
O ZOTERINJ JANE SHUME, JANE ME MIJRA KU DO TI MBANI, A KA VEND NE BURGJET TUAJA, PER GJITHE POPULLIN ?
PO GABONI RENDE, NDALONI, PARA SE TJU NDALOJ POPULLI VET.”, shkruan Baçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *