Vendosni fjalën kyçe....

Rrahën me shkop futbollistët e Besëlidhjes, procedim penal për dy të rinjtë


Dy futbollistë të Besëlidhjes janë përfshirë në një konflikt fizik me disa të rinj. Incidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, ku një grup të rinjsh që mbanin shkopinj në duar, kanë goditur dy futbollistët Isak dhe Omar Kamara.

Të pranishmit kanë ndërhyrë për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa policia ka vepruar duke proceduar penalisht dy prej të rinjve.

“Më datë 13.02.2019, nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u proceduan shtetasit L.K. dhe Xh.P., pasi në qytet Lezhë, për motive të dobëta kanë goditur fizikisht dhe me mjete të forta dy futbollistë të FC Besëlidhja, Lezhë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre ” Dëmtime të tjera me dashje” kryer në  bashkëpunim” .”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *