Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhe talibanët pranë marrëveshjes që i jep fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan


Përfaqësuesit e SHBA-së dhe talibanëve kanë bërë lëshime në bisedimet e paqes, për t’u afruar më një projekt-marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan, thotë “Reuters”, duke raportuar për takimin në Katar mes palëve në bisedime.

Sipas draftit, forcat e huaja pritet të largohen nga vendi 18 muaj nga nënshkrimi i ardhshëm i marrëveshjes.

Talibanët ofruan siguri se Afganistani nuk do të përdoret nga Al-Kaida dhe Shteti Islamik për të sulmuar SHBA-në dhe aleatët e saj. Grupi gjithashtu do të angazhohet në bisedime me qeverinë afgane, kur të njoftohet armëpushimi.

Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga ana e SHBA-së. Fati i qeverisë aktuale afgane, të cilën talebanët nuk e njohin, është i paqartë nëse SHBA-ja tërhiqet, tha një ish-zyrtar i Pentagonit.